Ktheni idenë tuaj të biznesit në realitet

Qartësojmë idenë tuaj të biznesit

Nëse jeni ende në fazën e “idesë” dhe nuk e keni nisur ende biznesin tuaj, atëherë skuadra jonë e mentorimit të GrowBiz fillimisht do t’ju ndihmojë të qartësoni KUSH, ÇFARË, PSE dhe SI të modelit tuaj të biznesit, duke përdorur Modelin e Biznesit të njohur ndërkombëtarisht, “Business Model Canvas”. Kjo do t’ju ndihmojë të projektoni saktësisht se si biznesi juaj do të jetë i vlefshëm për klientët dhe se si do të arrini fitmin e dëshiruar.

Më pas, ekipi i mentorimit do t’ju ndihmojë të hartoni dhe testoni idenë tuaj të biznesit duke krijuar dhe testuar një prototip të MVP-së tuaj (produkti ose shërbimi minimal i zbatueshëm). Pas marrjes së rezultateve nga testimi i kryer, ju do të vendosni nëse do të vazhdoni me idenë tuaj fillestare të biznesit ose të bëni ndryshime të vogla ose thelbësore në idenë tuaj.

Faza 1: Qartëso, Projekto, Testo

$

Hapi 1: Qartësoni idenë tuaj të biznesit

Duke filluar me KUSH është klienti juaj, ÇFARË vlere ofroni dhe SI e zbatoni atë, faza e qartësimit përdor mjete si Business Model Canvas për të përcaktuar vlerën e ofruar tek klientët dhe studimin e tregut të synuar dhe vlerës së shtuar. Gjithashtu, në këtë proces zbuloni PSE-në, misionin dhe vizionin që drejton biznesin tuaj.

$

Hapi 2: Krijoni Prototipin (MVP)

Kjo fazë e kthen idenë tuaj në një prototip MVP (produkt ose shërbim minimal të zbatueshëm) duke përcaktuar veçoritë thelbësore të produktit/shërbimit tuaj. Me ndihmën e ekipit të mentorëve, ju do të krijoni një version të testueshëm të produktit ose shërbimit tuaj, gati për t’u përballur me feedback-un e klientëve të mundshëm, duke lidhur idenë me realitetin.

$

Hapi 3: Testoni dhe Vlerësoni

Prototipi juaj testohet me klientë të mundshëm për të vërtetuar idenë tuaj. Duke kryer intervista me klientë dhe duke përdorur një skenar të hartuar, ju merrni feedback të vërtetë për të vendosur të bëni ndryshime ose jo në atë që ofroni, duke rafinuar produktin/shërbimin tuaj bazuar në nevojat aktuale të klientëve.

Planifikoni Biznesin Tuaj me Siguri

Së fundi, me një ide dhe model biznesi të vlefshëm, ju jeni gati të punoni me mentorët tuaj për zhvillimin e një plani të plotë biznesi dhe pasqyrash financiare dhe të jeni gati për të prezantuar biznesin tek partnerët, investitorët ose klientët e mundshëm.

Faza 2: Planifiko, Financo, Nis

$

Hapi 1: Krijoni Planin e Biznesit

Në Fazën 2, ne punojmë me mjete si “Business Model Canvas” (BMC) për të rafinuar modelin tuaj të biznesit, duke u siguruar që ai është ndërtuar mbi një kuptim të qartë të tregut të synuar dhe vlerës së shtuar. Do të futemi thellë në planin tuaj të marketingut dhe veprimeve të biznesit, duke u siguruar që të arrijmë llojet e klientëve të synuar në mënyrë efektive.

$

Hapi 2: Përgatituni për të Siguaruar Financim

Ju do të zbuloni opsionet e mundshme të financimit dhe do të krijoni një platformë për të komunikuar vizionin e biznesit tuaj me investitorë ose partnerë të mundshëm. Kjo ka të bëjë me përgatitjen tuaj për të prezantuar biznesin me siguri dhe vetëbesim, duke theksuar kërkesën e tregut, realizueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tij, për të siguruar fondet e nevojshme për nisjen e biznesit.

$

Hapi 3: Përgatituni për të Nisur!

Së fundi, përdorni planin gjithëpërfshirës të biznesit dhe pasqyrat financiare si një guidë për të identifikuar hapat thelbësorë para se të nisni, duke filluar me sigurimin e financimit përfundimtar deri te strategjitë e marketingut në mënyrë që të siguroheni që jeni gati për një depërtim të suksesshëm në treg. Kjo fazë ka të bëjë me zbatimin, duke kaluar nga planifikimi dhe financimi në veprimet aktuale të biznesit.

Event Falas: “Nga një ëndërr në një biznes të suksesshëm”

17 Prill 2024, ora 18:00 – 21:00
Vendi: #TechSpace

Filloni rrugën e sipërmarrjes me eventin tonë Live Falas, të përshtatur posaçërisht për sipërmarrësit e rinj. Është një mundësi për t’u futur thellë në botën e biznesit, ku idetë afrohen me realitetin. Ju gjithashtu do të keni mundësinë të lidheni me sipërmarrës të tjerë dhe mentorë biznesi.

Në këtë event, ne trajtojmë 7 pyetjet kyçe të cilave duhet t’u përgjigjeni për të shmangur dështimin gjatë realizimit të idesë së biznesit. Do të merrni mjete praktike që do t’ju ndihmojnë në këtë proces dhe do të largoheni plot energji dhe gati për të hedhur hapin e parë drejt ëndrrës suaj të biznesit.

Adresa:

Rr. Don Bosko, Kompleksi Fiori di Bosko, Kulla 1 nr. 194, Tiranë, Shqipëri
Shiko në hartë

Orari:

Hënë – e Premte: 9:00 – 17:00
Fundjava: Mbyllur
Pushimet Zyrtare: Mbyllur