Çfarë është saktësisht Mentorimi i Biznesit?

Si funksionon mentorimi i biznesit në GrowBiz Startup?

Shikoni videon për të kuptuar thellësisht programin tonë të mentorimit të biznesit dhe se si mund t’ju fuqizojë JU në udhëtimin tuaj të sipërmarrjes.

Pse të bëjmë Mentorim Biznesi?

Pse të udhëtoni në një xhungël të panjohur pa një guidë me eksperiencë? Kështu mund të jetë fillimi dhe ngritja e një biznesi nëse përpiqeni ta bëni vetëm. Mentorimi i biznesit nuk është vetëm për drejtuesit e kompanive të mëdha.

Është pikërisht për ju si sipërmarrës të rinj, që po mendoni të nisni ose që sapo keni nisur një biznes të vogël, dhe kuptoni se këshillat e mira janë gjithmonë ndihmë. Një mentor biznesi mund t’ju ndihmojë të avanconi drejt qëllimeve të biznesit që keni, duke minimizuar rreziqet që dalin gjatë rrugës.

Çfarë është Mentorimi i Biznesit?

Mentorimi i biznesit nuk është konsulencë, ku ju paguani, dhe konsulenti bën punën. Me mentorimin e biznesit, ju e bëni punën, por mentori është aty për t’ju dhënë udhëzime, strukturim, feedback dhe t’ju mbajë përgjegjës për punën tuaj.

Ashtu si në palestër, ju duhet të ngrini peshën dhe bëni ushtrimet, por të kesh një mentor mund t’ju ndihmojë të qartësoni, vendosni dhe arrini qëllimet tuaja në mënyrë më efektive dhe efikase.

Si mund t’ju ndihmojë GrowBiz Startup?

Mentorimi i biznesit me GrowBiz StartUp ju ofron dy mentorë:

Mentor Biznesi Ndërkombëtar

Nga Shtetet e Bashkuara apo Europa

Mentor Biznesi Vendas

Nga Shqipëria

Skuadra e personalizuar e mentorëve ju ndihmon ju, sipërmarrësin në fillimin e biznesit në disa mënyra në varësi të fazës ku jeni në procesin e sipërmarrës.

Gati për të bërë hapin tjetër?

Mësoni më shumë rreth paketave tona të mentorimit për sipërmarrësit e rinj dhe ekzistues dhe se si programi GrowBiz Startup mund të përmbushë nevojat tuaja unike të biznesit.

Adresa:

Rr. Don Bosko, Kompleksi Fiori di Bosko, Kulla 1 nr. 194, Tiranë, Shqipëri
Shiko në hartë

Orari:

Hënë – e Premte: 9:00 – 17:00
Fundjava: Mbyllur
Pushimet Zyrtare: Mbyllur