Ju Ndihmojmë të Rrisni Biznesin

Rrisim Biznesin Së Bashku

Nëse tashmë e keni nisur biznesin dhe po u shërbeni klientëve dhe jeni në fazën e “rritjes” ose po përballeni me sfida të ndryshme biznesi, atëherë skuadra e mentorëve të GrowBiz StartUp do t’ju ndihmojë së pari të hartoni modelin ekzistues të biznesit. Më pas, do t’ju ndihmojmë të vlerësoni sistemet e ndryshme të biznesit (duke mbuluar marketingun, veprimet dhe financat), si edhe ju si lider.

Llojet e klientëve

Vlera e ofruar

Kanalet e përdorura

Marrëdhënia me klientët

Burimet e të ardhurave

Burimet kryesore

Aktivitetet kryesore

Partnerët kryesorë

Struktura e kostos

Faza 3: Drejto, Menaxho, Rrit

$

Rafino modelin e biznesit

Filloni duke hartuar modelin aktual të biznesit për të identifikuar fushat për rritje dhe përmirësim. Kjo fazë fokusohet në rivlerësimin e vlerës së ofruar, qasjen me klientët, infrastrukturën dhe strukturën e kostos/xhiros. Nëpërmjet një analize SWOT, ju do të përcaktoni pikat e forta, të dobëta, mundësitë dhe rriskun e biznesit, duke u përgatitur për përmirësime strategjike.

$

Rrisni aftësitë tuaja udhëheqëse

Në thelb kjo fazë është një zbulim i aftësive tuaja drejtuese. Nëpërmjet vlerësimit të pikave të forta të lidershipit tuaj dhe përcaktimit të zonave për rritje, ju bashkë me mentorët do të hartoni një strategji të përshtatur mentorimi. Kjo strategji fokusohet në përforcimin e aftësive tuaja vendimmarrëse, të menaxhimit të ekipit tuaj dhe të të menduarit strategjik, duke ju pozicionuar që të drejtoni biznesin drejt suksesit dhe zgjerimit të vazhdueshëm.

$

Rrisni biznesin

Seancat e fundit i dedikohen zbatimit të planit tuaj të mentorimit, duke mbuluar fusha kritike si krijimi i produktit/shërbimit, brandi, marketingu, veprimet e biznesit, financat dhe aspektet ligjore. Kjo qasje praktike ju ndihmon të zbatoni atë që keni mësuar, të përsosni praktikat e biznesit në mënyrë efektive, duke çuar në rritje dhe sukses.

Bazuar në rezultatet e vlerësimit, së bashku me mentorët do të krijoni një plan se ku dëshironi t’i përqendroni seancat tuaja të mentorimit. Ju mund të punoni me mentorët për të përmirësuar modelin tuaj ekzistues të biznesit dhe për ta bërë atë të funksionojë më mirë, ose mund të vendosni se keni nevojë për ndihmë për të inovuar dhe për të bërë një ndryshim thelbësor. Sido që të jetë, mentorët janë aty për t’ju mbështetur dhe udhëhequr drejt rezultateve që janë më të mira për komunitetin, planetin dhe fitimin tuaj.

Event Falas për Biznest Ekzistuese

Përjetoni një event transformues të përshtatur për bizneset aktuale për vlerësimin e bizneseve ekzistuese. Ky takim dinamik është krijuar për të çuar biznesin tuaj ekzistues drejt një niveli më të lartë. Shohim bashkë strategji të avancuara për shkallëzimin, qëndrueshmërinë dhe inovacionin, të udhëhequr nga drejtues me përvojë biznesi dhe ekspertë të industrisë.

Kemi kohë networking me biznese të tjera, shkëmbim përvojash dhe eksplorim perspektivash të reja. Eventi ynë ofron një platformë unike për të mësuar metoda që do të përmirësojnë modelin tuaj të biznesit dhe do të zbulojnë mundësi të reja për zgjerim dhe sukses.

Filloni me Transformimin e Biznesit

A jeni gati të rrisni aftësitë e biznesit dhe lidershipit? Lidhu me ne për të eksploruar se si Faza 3 e GrowBiz Startup mund të jetë një revolucion në qasjen tuaj ndaj menaxhimit dhe rritjes së biznesit.

Adresa:

Rr. Don Bosko, Kompleksi Fiori di Bosko, Kulla 1 nr. 194, Tiranë, Shqipëri
Shiko në hartë

Orari:

Hënë – e Premte: 9:00 – 17:00
Fundjava: Mbyllur
Pushimet Zyrtare: Mbyllur