Nga një ëndërr drejt një biznesi të suksesshëm

7 pyetjet kryesore që duhet t’u përgjigjeni për të shmangur dështimin

Në bashkëpunim me

17 Prill 2024, 18:00 – 21:00

Pse duhet të merrni pjesë?

Fillimi i një biznesi është emocionues dhe frikësues. Gjatë rrugës, do të përballeni me shumë sfida dhe vendime të vështira.

Bashkohuni me ne në këtë event ku do të mësoni se si të validoni idenë tuaj të biznesit, të krijoni vlerë dhe të vendosni bazat për një startup të suksesshëm.

Do të keni mundësinë të mësoni se si mentorimi i biznesit mund t’ju ndihmojë të përmbushni qëllimet tuaja, si dhe do të keni mundësinë të lidheni me një mentor biznesi për mentorim individual të personalizuar.

Çfarë do të përmbajë ky event?

$

Sesioni 1: Sfida e Sipërmarrjes

Nëse nuk përgatiteni mirë, ka shumë mundësi të bini në kurthet e zakonshme të fillimit të një biznesi. Së bashku do të studiojmë një rast real të një biznesi të ri dhe të vogël nga Ballkani që i ka tejkaluar ato gracka dhe sfida.

$

Sesioni 2: 7 Pyetjet kryesore për të shmangur dështimin

Zbuloni se cilat janë 7 pyetjet kritike që duhet t’u përgjigjeni për suksesin e biznesit. Duke përdorur shembuj të botës reale, ju do të mësoni se si të rafinoni vlerën që ofroni dhe të testoni modelin e biznesit për t’u siguruar që plotësoni nevojat e tregut.

$

Sesioni 3: Hapi tjetër drejt suksesit

Mësoni se si Programi GrowBiz Startup Coaching mund të personalizojë 7 Pyetjet për biznesin tuaj. Dëgjoni histori suksesi, njihuni me procesin tonë të mentorimit dhe mësoni se si të aplikoni në programin tonë për ta kthyer ëndrrën tuaj të biznesit në realitet.

Çfarë do të merrni nga ky event?

Raste reale biznesi

Diskutime interaktive

Mundësi Network

Folësit

Gerion Treska

Project Manager i pasionuar dhe me përvojë, mentor dhe konsulent në Startup-e, me mbi 10 vjet përvojë të kombinuar profesionale në sipërmarrje, konsulencë dhe akademi. Misioni i tij është të fuqizojë sipërmarrësit dhe bizneset sociale në Shqipëri dhe më gjerë, duke u ofruar atyre aftësitë, njohuritë dhe mbështetjen e nevojshme për të krijuar ndikim të qëndrueshëm dhe pozitiv.

Jeff Barrett

Drejtor i LinkAcross Albania, OJF amerikane që mundëson GrowBiz Startup dhe misioni i së cilës është të lidhë partnerë për zhvillim dhe prosperitet në Ballkan. Ai është diplomuar në Juridik nga Universiteti i Wisconsin USA, dhe ka punuar si avokat biznesi në Amerikë për 7 vjet përpara se të transferohej në Shqipëri në 2016.

Marko Hallidri

Project Manager dhe metor vendas në programin GrowBiz StartUp që nga viti 2021. Ai ka një përvojë në gjuhësi dhe turizëm dhe është i pasionuar të shohë që bizneset të shkëlqejnë në Ballkan.

Bashkohu me ne!

Mos e humbisni këtë mundësi për ta transformuar idenë tuaj të biznesit në një startup të suksesshëm. Regjistrohuni tani falas për të rezervuar vendin tuaj dhe për të hedhur hapin e parë drejt suksesit tuaj të sipërmarrjes.

Adresa:

Rr. Don Bosko, Kompleksi Fiori di Bosko, Kulla 1 nr. 194, Tiranë, Shqipëri
Shiko në hartë

Orari:

Hënë – e Premte: 9:00 – 17:00
Fundjava: Mbyllur
Pushimet Zyrtare: Mbyllur