GROWBIZ STARTUP · KLIENTI I PARË

NGA IDEJA TEK
KLIENTI I PARË.

Keni një ide biznesi? Le të shohim nëse ka treg për të.

“Klienti i Parë” është një program 4-mujor mentorimi biznesi i GrowBiz StartUp, plotësisht i sponsorizuar, për individë që kanë një ide biznesi por ende nuk e kanë lançuar. Me mentorë biznesi vendas dhe ndërkombëtar, ti do të punosh mbi klientin, problemin, ofertën dhe testimin real në treg – para se të investosh më shumë kohë dhe para.

Afati për aplikimin e parë: 23 TETOR 2026

KLIENTI I PARË · 2026

4 muaj për një testim real në treg

FALAS

✓ 4 muaj coaching i strukturuar
✓ Mentorë VENDAS + AMERIKANË
✓ Mbështetje individuale dhe testim me klientë potencial
✓ Testim me klientë potencialë realë

Faza 1 është plotësisht e sponsorizuar për pjesëmarrësit e përzgjedhur.

Vendet janë të kufizuara dhe përzgjedhja bëhet në tre hapa.

PËR KË ËSHTË “KLIENTI I PARË”?

Për njerëz në Shqipëri me një ide biznesi — që ende nuk është lançuar.

Programi është i hapur për ide nga industri të ndryshme. Nuk ka rëndësi nëse ideja është një shërbim, produkt apo teknologji. E rëndësishme është të kesh një ide konkrete dhe të jesh gati ta testosh me klientë potencialë realë.

TURIZËM DHE
MIKPRITJE

SHËRBIME
PROFESIONALE

TREGTI ME PAKICË DHE
E-COMMERCE

NDËRTIM DHE
PASURI TË PALUAJTSHME

TRANSPORT DHE
LOGJISTIKË

PRODHIM

SOFTWARE DHE
TEKNOLOGJI

…DHE SHUMË
TË TJERA

Nuk e sheh industrinë tënde? Prapë mund të aplikosh. Më e rëndësishmja është të kesh një ide konkrete që mund ta testosh me njerëz të vërtetë.

PARA SE TË FILLONI

Ideja është fillimi. Klienti është prova.

Ke një ide dhe vazhdimisht mendon: “Kjo mund të funksionojë.”

E di çfarë dëshiron të ofrosh, por nuk je i sigurt kujt saktësisht.

Nuk dëshiron të harxhosh muaj dhe para, përpara se të dëgjosh çfarë mendojnë klientët e vërtetë.

Dëshiron që dikush me përvojë të të bëjë pyetje që ndoshta nuk ia ke bërë vetes.

Para logos, faqes së internetit dhe kompanisë, ka një pyetje edhe më të rëndësishme: kush do t’a paguajë për këtë produkt/shërbim?

KUSH ËSHTË KLIENTI YT I PARË?

Katër pyetje që e kthejnë idenë në diçka reale

Në GrowBiz, ne nuk mjaftohemi vetëm me sa mirë tingëllon një ide. Ne bazohemi tek ajo që mësojmë kur e vendosim atë përballë njerëzve realë.

KLIENTI

Kush është tregu juaj ideal?

PROBLEMI

Cila është nevoja reale që qëndron pas këtij klienti?

OFERTA

Cili është versioni më i thjeshtë që mund t’u tregoni klientëve?

TESTI

Çfarë do të mësoni nga përballja e parë me tregun e vërtetë?

ÇFARË PËRFITON?

Jo thjesht këshilla, por një model konkret për të testuar idenë tuaj.

4 MUAJ

Kohë për të folur me klientë, për të testuar, mësuar dhe ndryshuar idenë bazuar në atë që zbulon.

Mentorë VENDAS + AMERIKANË

Kuptim lokal dhe perspektivë nga njerëz me përvojë në tregje dhe mjedise biznesi të tjera.

100% FALAS

Faza 1 është plotësisht e sponsorizuar për pjesëmarrësit e përzgjedhur. Nuk ka tarifë pjesëmarrjeje.

NGA IDEJA NË TREG

Çfarë do të bëjmë konkretisht te “Klienti i Parë”?

1. KUPTO KLIENTIN

Kush është personi ose biznesi që e përjeton më fort problemin që dëshiron të zgjidhësh?

3. NDËRTO NJË OFERTË TË THJESHTË

Krijo versionin më të thjeshtë që mund ta vendosësh përpara një klienti potencial.

2. VERIFIKO PROBLEMIN

Fol me njerëz të vërtetë dhe verifiko nëse problemi është aq i rëndësishëm sa mendon.

4. ZBULLONI SE SI REAGON TREGU

Mblidh feedback, testo ofertën dhe vendos çfarë duhet të ndryshosh para hapit tjetër.

DY PERSPEKTIVA. NJË IDE.

Përvojë vendase + perspektivë ndërkombëtare

Mentori vendas e kupton tregun dhe mjedisin ku po zhvillon idenë. Mentorët amerikanë sjellin përvojë, pyetje stimuluese dhe perspektiva nga tregjet ndërkombëtare.

COACH VENDAS

Kontekst, treg dhe realiteti i përditshëm ku do të duhet ta ndërtosh idenë.

COACH AMERIKAN

Përvojë nga tregje të tjera dhe pyetje që mund të të ndihmojnë ta shohësh idenë nga një këndvështrim tjetër.

Ti e njeh idenë. Ata do të të ndihmojnë ta testosh më mirë.

APLIKIMI

Tre hapa drejt “Klienti i Parë”

Meqë programi është plotësisht i sponsorizuar, vendet janë të kufizuara. Përzgjedhja bazohet në idenë, gatishmërinë tënde për të punuar mbi të dhe bisedën me coachët.

1

APLIKIM I SHKURTËR

rreth 5 minuta

Na trego pak për veten dhe përshkruaj shkurt idenë dhe për kë është menduar.

DERI MË 23 TET

2

APLIKIM I DETAJUAR

30–45 minuta

Aplikantët e përzgjedhur do të marrin një aplikim të dytë për ta zhvilluar idenë më në detaje.

DERI MË 30 TET

3

TAKIM ME MENTORËT

60 minuta

Takim live me mentorët vendas dhe amerikanë. Pas këtij takimi merret vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen.

9–10 NËN

Nëse përzgjidhesh, programi 4-mujor fillon në nëntor 2026. Seancat vazhdojnë online dy herë në muaj me mentorët amerikanë dhe vendas, ndërsa mentori vendas është i disponueshëm edhe mes seancave.

PYETJET MË TË SHPESHTA

Para se të aplikosh

Çfarë është “Klienti i Parë”?

“Klienti i Parë” është emri i Fazës 1 të GrowBiz – një program mentorimi 4-mujor, plotësisht i sponsorizuar, për njerëz me një ide biznesi që ende nuk është lançuar.

Për kë është programi?

Për individë që kanë një ide konkrete biznesi, por ende nuk e kanë lançuar.

Duhet të kem tashmë një kompani të regjistruar?

Jo. “Klienti i Parë” është menduar pikërisht për periudhën para lançimit. Nëse tashmë drejton një biznes aktiv, Faza 3 e GrowBiz është më e përshtatshme për ty.

A garanton programi se do të fitoj klientin tim të parë?

Emri përshkruan drejtimin e programit: ta testosh idenë me klientë potencialë realë dhe t’i afrohesh shitjes së parë bazuar në reagime të vërteta.

Sa zgjat dhe sa kushton?
Programi zgjat 4 muaj dhe është 100% falas për pjesëmarrësit e përzgjedhur, sepse Faza 1 është plotësisht e sponsorizuar.
Si përzgjidhen pjesëmarrësit?
Procesi përfshin një aplikim të shkurtër, një aplikim më të detajuar dhe një takim ballë për ballë me coach-et lokalë dhe amerikanë të GrowBiz.
Kur fillon programi?
Në nëntor 2026.

APLIKIMET JANË HAPUR

KUSH DO TË JETË
KLIENTI YT I PARË?

Aplikimi i parë zgjat rreth 5 minuta. Na trego çfarë dëshiron të ndërtosh dhe për kë mendon se është.

Afati për aplikimin e parë: 23 TETOR 2026