Nga një ëndërr drejt një Biznesi të suksesshëm
7 pyetjet kryesore që duhet t’u përgjigjeni për të shmangur dështimin & ndihma e mentorimit në biznes
20 Maj 2025, 18:00
Pse duhet të vij?
Në GrowBiz Startup ne e dimë se ju dëshironi të rritni biznesin dhe të krijoni më shumë vlerë – për klientët tuaj, komunitetin tuaj dhe veten tuaj.
Por ngritja e një biznesi në Shqipëri është e vështirë dhe mund të duket si një sport individual.
S’keni pse të luftoni vetëm dhe të bëni gabime që do t’ju kushtojnë kohë, para dhe energji dhe do ta bëjnë sipërmarrjen tuaj edhe më të vështirë.
Çfarë do ndodhë?
Sesioni 1:
Vështirësia e fillimit të një biznesi
Sesioni 2:
7 pyetjet që duhet t’u përgjigjeni kur filloni një biznes
Sesioni 3:
Krijimi dhe testimi i produktit/shërbimit
Sesioni 4:
Si mentorimi në GrowBiz Startup mund t’ju ndihmojë të filloni biznesin tuaj
Çfarë mund të përfitoni?
Mësoni t’i bëni vetes pyetjet e duhura përpara se të filloni biznesin tuaj
Mësoni se si të testoni idenë e biznesit dhe të rrisni shanset e suksesit
Takohu me folësit dhe njihu me sipërmarrës të tjerë
Si të merrni mentorim biznesi të personalizuar ndërkombëtar dhe vendas
Merrni pjesë në këtë event falas për të mësuar më shumë se cilat pyetje janë më të rëndësishmet për t’u përgjigjur për biznesin tuaj të ri dhe se si një skuadër e personalizuar mentorimi nga GrowBiz Startup mund të jetë guida juaj.
Njihuni me folësit tanë dhe lidhuni me sipërmarrës të tjerë!
Kush janë folësit?

Grant Van Cleve
President i Dhomës Amerikane të Tregtisë, sipërmarrës global, investitor engjëll dhe mentor biznesi.
I përfshirë në 90+ startup-e, kryesisht në California, USA dhe gjithashtu është i angazhuar në zhvillimin e Ekosistemit të biznesit në Shqipëri prej rreth 30 vitesh.

Jeff Barret
Drejtor i LinkAcross Albania, OJF amerikane që mundëson GrowBiz Startup dhe misioni i së cilës është të lidhë partnerë për zhvillim dhe prosperitet në Ballkan.
Ai është diplomuar në Juridik nga Universiteti i Wisconsin USA, dhe ka punuar si avokat biznesi në Amerikë për 7 vjet përpara se të transferohej në Shqipëri në 2016.

Marko Hallidri
Menaxher projekti dhe mentor biznesi në programin GrowBiz StartUp që nga viti 2021.
Ai ka përvojë në gjuhësi, turizëm dhe mentorim biznesi për sipërmarrësit e rinj në Shqipëri
GrowBiz Startup drejtohet nga LinkAcross, një OJF amerikane me më shumë se 15 vjet përvojë në Ballkan. Mentorët tanë kombinojnë praktikat më të mira ndërkombëtare dhe vendase të biznesit në Shqipëri për të ndihmuar qindra sipërmarrës si ju.
Si funksionon programi GrowBiz Startup?
Hapi 1:
Regjistrohuni dhe merrni pjesë në këtë event, i cili është krijuar posaçërisht për sipërmarrësit e bizneseve të reja.
Hapi 2:
Aplikoni për të marrë pjesë në programin tonë të mentorimit të GrowBiz StartUp në fazën që është e duhura për ju. Shikoni informacionin mbi çmimin këtu.
Hapi 3:
Takohuni rregullisht me mentorët tuaj individual të biznesit ndërkombëtar dhe vendas dhe zhvilloni biznesin tuaj së bashku.
Hidhni hapin e parë dhe regjistrohuni në eventin tonë FALAS!