Mentorim Biznesi Ndërkombëtar dhe Vendas
Për t'ju ndihmuar të Filloni dhe Rritni Biznesin tuaj në Shqipëri dhe më gjerë
Pse t'i bashkohem GrowBiz Startup?
Ju keni qëllime, ëndrra dhe ambicie të mëdha, por pa aftësi dhe udhëzime praktike, fillimi i biznesit është i vështirë.
○ A keni nevojë për ndihmë në planifikimin e biznesit dhe sigurimin e investimit fillestar?
○ Jeni të mbingarkuar nga vështirësia e fillimit të një biznesi?
○ A jeni duke u përpjekur të zhvilloni një biznes fitimprurës?
○ Jeni të shqetësuar se biznesi juaj do të dështojë?
Përmbledhja e Programit GrowBiz StartUp
Behuni pjesë e programit tonë në çfarëdo faze që përshtatet me nevojat tuaja unike të biznesit
Faza 1: Hidh themelet
Keni një ide biznesi? Dërgoni idenë tuaj skuadrës sonë dhe do të merrni një përgjigje për hapat e rradhës.
Faza 2: Testo, Planifiko dhe Financohu
Mentorët tanë ndërkombëtar dhe vendas do t'ju ndihmojnë me rafinimin e idesë tuaj dhe përgatitjen për nisjen e biznesit tuaj.
*Faza 2 zakonisht merr 3-6 muaj për të përfunduar
Faza 3: Përgatitu dhe Nis Biznesin
Zbatoni planin e biznesit dhe filloni biznesin.
*Faza 3 zakonisht merr 4-8 muaj për të përfunduar
Faza 4: Menaxho dhe Zgjerohu
Zgjidhni problemet unike dhe përditësoni sistemet tuaja kryesore të biznesit ndërsa biznesi rritet. Bëhuni një sipërmarrës më i mirë dhe rrisni aftësitë tuaja menaxhuese.
*Faza 4 zakonisht merr 6-12 muaj për të përfunduar
Faza 1
Hidh themelet
Nis rrugëtimin tënd me këto hapa:
1. Merrni pjesë në eventin e Fazës 1 në Maj 2023 ose bashkohu në mënyrë dixhitale në çdo kohë.
2. Shkruaj dhe dërgo idenë e biznesit për një shqyrtim fillestar nga skuadra jonë
3. Lër një takim me skuadrën tonë të trajnuesve për të vlerësuar idenë e biznesit dhe mëso se si mund të kualifikohesh për fazën 2.
Faza 2: Testo, Planifiko
dhe Financohu
Pra ideja juaj duket premtuese…Çfarë do bëni tani?
1. Përcaktoni misionin, vizionin dhe brandin e biznesit.
2. Studioni tregun e synuar, klientin ideal dhe konkurrentët
3. Ndërto dhe testo produktin/shërbimin minimal të zbatueshëm; përsërit ose ndrysho
4. Krijo një plan të mirëfilltë biznesi me detaje mbi sistemet kryesore.
5. Shiko mundësitë e financimit nga LinkAcross ose burime të tjera. Identifikoni kërkesat rregullatore dhe siguroni fondet për nisjen e biznesit.
Faza 3: Përgatitu
dhe Nis Biznesin
Vendosni në punë planin tuaj të biznesit dhe kapitalin fillestar.
1. Vendosni strategjitë e aktiviteteve të marketingut, financave dhe sistemeve te biznesit përpara nisjes.
2. Implemento dhe menaxho sistemet kyçe të biznesit. Zgjidh sistemet operative dhe menaxho fluksin financiar ndërsa biznesi kthehet në fitimprurës.
3. Përgatituni për të ofruar produktin ose shërbimin tuaj me përsosmëri. Ofroni një produkt/shërbim të shkëlqyer për të krijuar klientë besnikë dhe afatgjatë, të cilët do të promovojnë markën tuaj.
4. Filloni zyrtarisht biznesin dhe nisni t'u shërbeni klientëve.
Faza 4: Menaxho
dhe Zgjerohu
Rivlerësoni biznesin tuaj dhe bëhuni një Lider më i mirë.
1. Merruni me pengesat që dalin dhe përditësoni sistemet tuaja kryesore të biznesit ndërsa biznesi juaj formohet.
2. Vendos çfarë drejtimi po ndjek. Mendo se si suksesi i biznesit tënd mund të ndikojë dhe ndikojë komunitetin rreth teje.
3. Bëhuni një lider më i mirë. Mësoni më shumë për veten, punonjësit dhe biznesin tuaj për t'u bërë lideri që të gjithë e duan
4. Filloni Planifikimin Afatgjatë për biznesin tuaj.
Çmimet
Vlerë fantastike për çmimet. Zgjidhni planin tuaj dhe filloni të arrini qëllimet tuaja!
Faza 1
Hidh themelet- Regjistrohuni tani në trajnimin live ose në bibliotekën tonë dixhitale dhe përfitoni akses në programin tonë Startup.
Faza 2
Testo, Planifiko dhe Financohu- Deri ne 10 sesione (1-2 orë për sesion) mentorimi personal të dedikuar për të krijuar planin e biznesit, planifikuar nisjen dhe siguruar financimin fillestar.
Faza 3
Përgatitu dhe Nis Biznesin- Deri ne 10 sesione (1-2 orë për sesion) mentorimi personal të dedikuar për t’u drejtuar drejt një nisje të suksesshme të biznesit tuaj.
Faza 4
Menaxho dhe Zgjerohu- Deri ne 10 sesione (1-2 orë për sesion) mentorimi personal të dedikuar dhe burime për të rritur biznesin tuaj dhe t’u bërë një Lider më i përgatitur.
Ndikim 10 vjeçar
në ekonominë e Ballkanit
Kemi bashkëpunuar me sukses me organizata si USAID, ambasada, dhe qeveritë vendase në mënyrë që t’u vijmë në ndihmë qindrave sipërmarrësve si ju që të nisin dhe rrisin bizneset e tyre.
sipërmarrës të ndikuar nga programi ynë
orë Mentorimi
Skuadra e GrowBiz StartUp
Ekipi ynë është gati për t'ju ndihmuar të kuptoni se çfarë ju nevojitet për të ndërtuar biznesin që dëshironi.

Clay Buttemere
CEO & Themelues

Jeff Barrett
Drejtor Ekzekutiv

Danail Ristovski
Menaxher Projekti & Mentor Vendas

Marko Hallidri
Asistent Projekti & Mentor Vendas
Artikuj nga Growbiz